Të mërkurën, më 2 shtator ishte paraparë të mbahet takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, por ky takim duket se sërish nuk do të mbahet.
Takimi i paraparë nuk do të zhvillohet të mërkurën dhe është shtyrë për një datë tjetër.
“Nuk do të ketë takim me datën 2 shtator në Washington. Shtyhet për një datë tjetër”, tha ky burim, raporton rtvdukagjini.
Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre deri tani nuk kanë diçka zyrtare.
“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.