Policia e Beratit ka ushtruar kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proceduan penalisht shtetasit: E.T., 60 vjeç; M.Q., 28 vjeç, të dy banues në Berat.
Njoftimi
Berat
Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.
Procedohen penalisht 2 shtetas pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proçeduan penalisht shtetasit:
E.T, 60 vjeç.
M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat.
Proçedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.