Nuk miratohet Projektligji për Shëndetësi, Zemaj kritikon ministrinë për ngecje dhe mos-veprim

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për shëndetësi, i propozuar nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nuk ka marrë përkrahje në parim nga deputetët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se ky projektligj do të rregullonte disa çështje të shëndetësisë dhe se është i nevojshëm pasi që, sipas tij, që dy vjet nuk ka asnjë nismë nga Qeveria, ose nëse ka, është për interesat e tyre.

“Ne kemi propozuar projektligj që ka qenë gjatë i konsultuar dhe nuk kemi ligj të ri në sektorin e shëndetësisë. Projektligji përbëhet prej 128 neneve. Propozon sistem funksional të zbatueshëm, bënë të zbatueshëm sistemin dytësor shëndetësor, barazon sistemin publiko-privat, rregullon orarin e shërbimit në vend, përcakton profilet e profesionistëve. Unë mund t’iu sjellë edhe dokumentacione se nga kanë ardhur propozime dhe ligj të ri për shëndetësi”.

“Po hyjmë në vitin e dytë që nuk kemi iniciativë nga ministria dhe qeveria. Çdo draft tjetër që vjen mund të ketë vetëm ndërhyrje periferike që ka m’i mbrojtë interesat e njerëzve qoftë në bordin spitalor. Kërkoj përkrahje për jetë projkeltigj. Le ta merrë qeveria le ta bëjë produkt të vetin”, u shpreh ai.

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, tha se e përkrah këtë iniciativë sepse sistemi i shëndetësisë ka nevojë për reformim.

“Ligji për shëndetësi është kushtetuta e shëndetësisë. Ka pasur nevojë për reformim të sistemit dhe kjo bëhet me ndryshim të këtij ligji. Unë e mbështes këtë iniciativë tuajën. Kisha pas dëshirë që ligjin për shëndetësi të sjellë qeveria sepse ata janë edhe përgjegjës. Ligji bazik do të ishte mirë ta sjellë qeveria”.

Ndërsa, deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, kritikoi ministrinë e shëndetësisë për ngecje si dhe deputetët që refuzuan projektligjin.

“Ligjet i miratojnë deputet. Edhe ky ligj edhe ai paraprak ka ngecje në ministri. Para një muaji është funksionalizu grupi punues për ligjin për shëndetësi që ka marrë një vit. Është draft i gatshëm dhe pas leximit të parë me të gjithë akterët të bëjmë dëgjimin publik. Nëse një vit e gjysmë nevojitet një grup punues, cila është arsyeja me refuzu këtë nismë ligjore? Jam dakord për një ligj më të mirë”, tha Haxhiu, raporton EO.

Të ngjashme