Mungesa e Rihannës, e cila është kthyer në ikonën absolute të modës, në Met Gala të këtij viti duket se i ka “kushtuar” të gjithëve. Për të nderuar yllin, Vogue dhe Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork kanë krijuar një skulpturë mermeri që e përfaqëson atë.
Në fakt, Muzeu është kujdesur që ta prezantojë këngëtaren tashmë që është në pritje të ëmbël dhe jo në një fazë tjetër të jetës së saj. “Faleminderit @metmuseum dhe @voguemagazine për këtë nderim historik!”, shkruan Rihanna teksa ka ripostuar videon.
Stilisti birtanik, Hayden ëilliams theksoi se edhe pse këngëtarja nuk ishte e pranishe pati një ndikim shumë të madh në ceremoninë e këtij viti. “As nuk ishte e pranishme dhe ende pati një ndikim. Kjo është kaq e lezetshme”.