“Nuk mund të ecim përpara nëse nuk u japim përparësi prodhuesve vendor”

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 15:37 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, prit në takim drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi e njoftoi Panxhan me punët që po bënë Qeveria në përgatitjen e pakos së dytë fiskale, në të cilën do të ketë më shumë lehtësira për prodhuesit vendor.
Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi ofroi mbështetje për prodhuesit vendor, si katalizatorët kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nuk mund të ecim përpara nëse nuk u japim përparësi prodhuesve vendor. Është me rëndësi që tash të punohet më shumë për ngritjen e cilësisë, pasi që MSA-ja do të hap mundësi që prodhimet kosovare të dalin në tregun evropianë”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka falënderuar zëvendëskryeministrin Kelmendi për përkrahje, duke shprehur besimin se ngritja e cilësisë së prodhimeve vendore, do t’i bëjë ato të pazëvendësueshme për konsumatorët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme