Bayern Munchen mbrëmë i ka shkaktuar një prej humbjeve më të turpshme në histori të Barcelonës
Gjermanët i kanë mundur katalunasit me rezultat të pabesueshëm, 8:2, duke siguruar kështu biletën e gjysmëfinales, në Ligën e Kampioneve.
Mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka, ka folur pas përfundimit të takimit.
“Ne ishim shumë efektivë që nga minuta e parë. Luajtëm me presion të lartë dhe me entuziasëm. Ne përjetuam diçka speciale. Për disa ditë, ne nuk do të kuptojmë se çfarë kemi bërë sonte. Ende nuk e kuptoj as vetë”, u shpreh gjermani.
“Ne kemi shumë besim. Më dhemb që s’mund ta shijojmë këtë fitore me tifozët”.
“A ndjeva keqardhje për Messin? Jo, aspak. E shijova sepse ishte një mbrëmje speciale për ne”, përfundoi ai.