Nuk pati probleme në “Rasim Kiqina”

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 11:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para disa minutave në vendvotimin në shkollën “Rasim Kiqina” në Drenas, u raportua për një problem, saktësisht një debat për të cilin disa dëshmitarë të kësaj shkolle kanë thënë se ndodhi mes një kryesuesi të LDK-së dhe njërit nga vëzhguesit e Nismas.

Por, Shefqet Bytyqi, menaxher i qendrës, ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem dhe se çdo gjë ka shkuar për së mbari.

“Deri në orën 10 kanë qenë për mbi 200 votues”.

“Gjithçka është keqkuptuar, nuk ka pasur asnjë problem. Ka qenë një keqkuptim, asgjë nuk  ka ndodhur në qendrën Rasim Kiqina”.

“Këtu kanë qenë prokurori dhe Valdete Daka. Nuk ka asnjë konflikt apo debat”, ka thënë Bytyqi.

 

Të ngjashme