Niveli i respektimit të të drejtës së gjuhës në Kosovë, nuk është i kënaqshëm. Ndonëse ka pasur përpjekje për të përmirësuar gjendjen, raportet japin moszbatueshmëri të plotë të ligjit.
Kështu u tha nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të cilët folën për raportin e vjetor me temën “Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve: Aktivitetet dhe sfidat”, raporton Ekonomia Online.
Slavisa Mladenovic nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka thënë se mungon edhe vullneti politik, për të përmirësuar respektimin e të drejtës së gjuhës.
“Niveli i respektimit për të drejtat e gjuhës në Kosovë nuk është i kënaqshëm, shumë raporte të mediave dhe të OJQ-ve tregojnë se ankesat që pranojmë në zyrën e komisionerit për gjuhë edhe pse kemi bërë përpjekje për të përmirësuar gjendjen aktuale, akoma ballafaqohemi me zbatimin e plotë të ligjit të gjuhës dhe ende janë arsyet e ngjashme që nuk kemi kapacitete dhe në disa situata ende mungon gatishmëria politike”, tha Mladenovic, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se në pjesën e dytë të 2018 janë blerë pajisje softuerike të cilat kanë ngritur kapacitetin dhe cilësinë e përkthimeve në institucione dhe qeveri.
“Në 2018 kemi pas vëmendje të madhe për kapacitetet ne institucione dhe një prej aktiviteteve që kemi bërë në pjesën e dytë të vitit 2018 kanë qenë pajisjet me softuerët e përkthimit të pajisim në institucione e kemi bërë pa donator me fonde nga zyra, gjitha përkthimet përveç njërës kanë pranuar softuerin dhe kemi bërë trajnim për atë softuer i cili është një prej me të avancuarit në botë për përkthim, fokusi ka qenë me përmirësua cilësinë e përkthimeve të akteve nënligjore dhe ato në Qeveri”, shtoi ai.
Mladenovic para të pranishmëve ka treguar disa prej raste kur komuniteteve që jetojnë në Kosovë u është shkelur e drejta e gjuhës dhe për këtë Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka reaguar.
“Disa probleme janë të ngjashme si viteve të kaluara, qëllimet strategjike të zyrës do jenë të njëjta edhe në të ardhmen dhe besojmë se do të mundemi të i identifikojmë problemet në 3 shtylla si zhvillimi i kapaciteteve të institucioneve, sensibilizimi dhe informimi i publikuar për të kuptuar vlerën e multilinguistikës dhe rëndësinë e zbatimit të gjuhës dhe puna e amandamentimit të ligjeve dhe akteve nënligjore që e u përshtatet më mirë ligjit të gjuhëve”, shtoi ai.
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, u shpreh i lumtur që flet gjuhën shqipe dhe atë serbe, poashtu edhe gjuhë të tjera.
“Unë jam me fat qe flas shqip dhe serbisht dhe disa gjuhë të tjera, tek unë sjellë përfitime në jetën time kur flas gjuhë të ndryshme. Kur flisni edhe gjuhë të tjera edhe mendoni ndryshëm nuk është vetëm gjë teknike me e mësuar një gjuhë një kulturë personalitet”, tha O’Connell.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, përgëzojë Kosovën për traditën e komunikimit me shumë gjuhë.
“Populli i Kosovës flet shumë gjuhë, gjuhët e fqinjëve të tyre. Kjo traditë e shumëllojshmërisë së gjuhëve ka qenë për dekada, ndërsa sot Kosova me ligj i ka këto gjuhë”, tha ai.