Tre persona janë shoqëruar në polici, pasi nuk kanë respektuar masën e vet-izolimit, e që janë të infektuar më COVID-19.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prizren.
“Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar në rrugë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin e policisë./ EO