Nëse jeni në kërkim të një ‘iPhone’ me fytyrën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, një dyqan në Emiratet e Bashkuara Arabe mund t’iu gëzojë. I realizuar nga “Goldgenie”, është i gjithi në ar, ka 450 diamant që shkëlqejnë në logon e “Apple”-s dhe sfodin saj, ai ka një prerje që përfaqëson Donald Trump.
Pasi është realizuar me kërkesë të një klienti kinez, pronarët e dyqanit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje me një shifër prej 151 mijë dollarë. Një çmim autentik që pak njerëz mund t’ia lejojnë vetes për ta blerë, por duke parë që përfshihet në katalogun e markës, e themeluar në 1995, është bërë një pikë referimi për miliardat që qarkullojnë në Gjirin Persik.