Pas më shumë se 50 vjet që prej nisjes së prodhimit, Honda ka prodhuar njësinë e 100 miliontë në botë.
Gjithçka nisi në vitin 1963, kur u prodhua modeli T360 dhe vetura sportive S500.
“Falë përkrahjes së klientëve tanë nga e gjithë bota, Honda ka arritur të prodhojë 100 milionë automobila”, ka deklaruar Takahiro Hachigo, president i Honda Motor.
Kompania e njohur japoneze tani ka 34 fabrika në gjithë botën.