“Nuk takohem me Vuçiq”, pjesëmarrja e Osmanit në Komunitetin Politik Evropian në Budapest

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Budapest të Hungarisë tashmë për dy ditë, nga 6 tetorit.

Ajo atje gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Osmani është pritur nga Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, dhe është takuar me një mori liderësh botëror.

Presidentja dje kishte folur para mediave derisa është duke marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

E para e shtetit ka pohuar se nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos e ketë mbështetjen e administratës së re të presidentit Donald Trump, të sapozgjedhur në ShBA.

“Besoj si një shtet në thelb që kemi përfituar nga parteniteti euro-atlantik që zgjedhja e presidentit Trump do të vazhdojë të forcojë këtë lidhje dhe natyrisht ne të gjithë duhet të japim kontribut në këtë drejtim”.

“Kosova ka pasë mbështetjen e dy partive të çdo administrate amerikane, që nga vitet e hershme të të 90-ve, ne kemi qenë të bekuar me atë mbështetje dhe për atë ne e kemi çdo arsye që të besojmë se ajo mbështetje do të vazhdojë ashtu edhe me administratën Trump”, ka pohuar Osmani.

Ndër tjera, ajo është pyetur edhe se a do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të cilin ka thënë se nuk do ta takojë, sipas saj, takimet mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.

Të ngjashme