Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj ka bërë me dije se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka thënë se kushti i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi është guri i fundit që duhet lëvizur.
Statovci-Demaj në një intervistë për ‘Epokën e re’ megjithatë ka thënë se do të tejkalohet edhe kjo pengesë në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë për qytetarët.
Pavarësisht vonesave në procesin e liberalizimin të vizave, ajo ka vlerësuar se Kosova është drejtuar tërësisht kah Bashkimi Evropian, si e vetmja alternativë zhvillimore.