Nuk u mbijetoi plagëve, një i vdekur nga vetaksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

Prishtinë | 23 Dhj 2024 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit të mëngjesit të sotëm në magjistralen, Pejë – Prishtinë.

Rasti ndodhi në fshatin Poterq të Klinës, ndërsa vdekjen e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

”Sipas togerit, personi fillimisht është dërguar në spital, por sipas mjekut kujdestar s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur gazetari nga Peja për Radio Klan Kosova.

Fillimisht u raportua mbi aksidentin ku vetura kishte përfunduar në një oborr të një shtëpie private.

Shkak i aksidenteve në rritje këtë periudhë, mund të jenë mospërshtatja e shpejtësisë drejt kushteve atmosferike me të reshura.

Të ngjashme