Një iniciativë e Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës për rritje të pagesës së kontrolleve shëndetësore për banorët jorezidentë nuk është votuar sot në kuvendin komunal.
Asambleistët i kanë thënë jo shtrenjtimit të trefishtë të shërbimeve shëndetësore për personat që nuk janë banorë të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Një kontroll shëndetësore nëpër qendrat e mjekësisë familjare për prishtinasit kushton një euro, kurse sipas propozimit të drejtorisë për “të huajt” ajo do të duhej të ngritej në tre sosh.