Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka kritikuar institucionet shtetërore për mos mbrojtje të duhur të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media KOMF shpreh shqetësimin për neglizhimin, mosveprimin e institucioneve dhe performancën e dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.
Sipas tyre nuk po punohet në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual.
Ky reagim vjen pas rastit të ditës së shtunë, pasi një 11 vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë të dyshuar.
Viteve të fundit ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të veprave kundër integritetit seksual të fëmijëve sikurse dhunimi, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual dhe keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi. Përkatësisht, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021 janë shënuar 249 raste kundër integritetit seksual të fëmijëve.
Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve janë duke ndodhur në ambiente si familje, komunitet, madje edhe në institucionet e mandatuara për mbrojtje të fëmijëve, si për shembull në institucione edukative, shkolla, etj. Sipas të dhënave nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës 34.4% e raportimeve të nxënësve tregojnë se në shkolla ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht, përderisa në sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim nuk është raportuar asnjë rast i ngacmimit apo abuzimit seksual, në asnjë shkollë të Kosovës.
KOMF kërkon: