Së fundi në Prishtinë në një çerdhe private një kujdestare keqtrajtoi një fëmijë. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta nga publiku. Kjo çerdhe nuk kishe marrë licencë.
Kryeinspektori i Inspektoratit Arsimor të Kosovës, Defrim Gashi, tha se është një numër i konsiderueshëm i çerdheve po punojnë pa marrë licencë.
“Procedura për licencë është shumë e thjesht, por disa nuk duanë të marrin licencë, Ne kemi udhëzimin admininistrativ, i cili parasheh për çdo gjë që të merret licenca”, tha ai Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se tani Kosova ka 122 çerdhe të licencuara, kurse të tjerat janë pa licencë. Sipas tij MASHT ka rekomanduar të mbyllen rreth 30 çerdhe.