Numër i madh i vetëvrasjeve në Kosovë

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

24 persona vetëm gjatë vitit të kaluar ia kanë marrë jetën vetes. Numër i lartë ishte edhe i atyre që tentuan ta bëjnë të njëjtën gjë 74 persona sipas Policisë së Kosovë kanë tentuar të vetëvriten. 

Numri i vetëvrasjeve në vend po mbetet ende fenomen shqetësues në shoqërinë tonë. Pasojat e luftës që ende janë të pranishme në jetën e shumicës së njerëzve, shkalla e lartë e depresionit e shkaqe të ngjashme me këto po vlerësohet se janë shtytësit kyçë drejt këtij fenomeni fatkeq, shkruan ‘Zëri’.

Dëshpërimi, sëmundja, vdekja e një personi të dashur, faji, si dhe papunësia janë disa nga arsyet, që sipas psikologëve çojnë deri te vetëvrasja e një individi.

Sipas statistikave nga drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, për vitin 2019 janë evidentuar gjithsej 24 vetëvrasje, si dhe 76 tentim vetëvrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme