Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar ceremoninë e fillimit të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”.
Në këtë diskutim u fol rreth këtij projekti që synon ti orientoj gratë në punë dhe rreth të drejtave të punësimit të tyre.
Shpend Emini, drejtor ekzekutiv nga Instituti Demokraci për Zhvillim, tha se pabarazia është faktori kryesor që e mban Kosovën të pa arsimuar.
“Për të pasur arsimim duhet krijuar kushte, projekti që e lansuam sot synon të punësojë gratë”,tha ai, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad tha se Norvegjia është përkrahëse dhe mbështet gjithmonë punësimin e grave.
“Pjesëmarrja ne jetën sociale nuk është në nivelin që duhet të jetë mirëpo këto përpjekje ti bëjë së bashku të mos lejojmë të shkojmë mrapa. Barazia mes grave dhe burrave është çështje e të drejtave të njeriut. Dhe përfshirja e grave ne vendin e punës krijon ekonomi më të madhe”, ka thënë Sjaastad.
Ai tha se pjesëmarrja e grave në Kosovë në punësim është shumë e vogël.
“Faktori kryesor në pjesëmarrje është numri i vogël në arsimin. “15 % e grave nuk kanë më pak se shkolla e mesme. Norvegjia do te vazhdoj të mbështes Kosovën në këtë projekt, shuma të cilën po japim 25 deri 40 mijë euro për ata qe kanë ide te mira”, ka thënë ai , raporton EO.
Mirela Arqimandriti, drejtore Ekzekutive nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim(GADC), shprehu shqetësim ndaj organizatave dhe inspektoratit për mospjesëmarrjen e grave në punë.
“Puna jone synon siguri dhe punimet në tekstil, të zbus abuzimet në punë. Ky projekt kontribuon për të krijuar mjedise pune ku ruhen të drejtat e grave duke u fokusuar më shumë në veshje”, tha ajo.
Ajo tha se janë 100 mijë gra që punojnë me paga minimale dhe nuk respektohet ligji i punës duke punuar më shumë se 8 orë madje edhe të shtunave.
Linda Abazi-Morina, menaxhere e projektit ne D4D, tha se projekti do të mbuloj 6 regjione në Shqipëri ndërsa në Kosovë 7 regjione.
“Ky projekt synon të adresoj gratë në punë. Synimi i këtij projekti është të motivoj gratë në punë rritja në politikë bërje dhe rritja e vetëdijes së punës. Gratë janë kryesoret e këtij projekti sidomos ato që nuk janë të angazhuara”, tha ai.