Votat e kosovarëve në 30 përfaqësi diplomatike po vazhdojnë të verifikohen dhe numërohen në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve.
Bazuar në përditësimet e KQZ-së, deri më tash janë procesuar 13 prej 47 vendvotimeve apo 27,66%.
Fletëvotimet e numëruara deri më tash janë nga qendrat e votimit në Gjermani, në Ambasadën e Kosovës në Berlin, si dhe në konsullatat në Dyselforf, Frankfurt, Mynih dhe Shtutgart.
Në Berlin tashmë dihen rezultatet nga dy vendvotime.
