Pritjes tashmë po i vjen fundi, Kampionati Botëror vetëm sa nuk e ka hapur siparin. E diela do të jetë dita kur luhet ndeshja e parë e turneut më prestigjioz në nivel kombëtaresh.
Katari, organizatori i eventit, do ta presë Ekuadorin, më fillim nga ora 17:00.
Vendasit mund të favorizohen për një nuancë, për faktin e faktorit “vendas”, gjithsesi mund të cilësohet si përballje e paparashikueshme në aspektin e rezultatit.
Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.