Numërohet veç një kuti nga votat me postë – këto janë rezultatet

Prishtinë | 13 Qer 2026 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe ato me të ardhura me postë.

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara në platformën e KQZ-së, nga numërimi i votave me postë, që është kryer vetëm një kuti nga 57 gjithsej, LVV-ja ka marrë 315 vota apo 78.75%, raporton Klankosova.tv.

Në vend të dytë dhe të tretë janë LDK me 65 vota (16.25%) dhe PDK me 17 vota (4.25%).

Vlen të theksohet se Aleanca ka marrë gjithsej dy vota, kurse partia e turqve të Kosovës, KDTP, 1 votë.

Ndërkaq, nga numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kur janë numëruar 46 nga 47 të vendvotimeve (97,87%), LVV ka siguruar 18,282 vota apo 83.25%, e ndjekur nga PDK me 1561 vota (7.11%) dhe LDK me 1458 (6.64%).

Aleanca ka marrë 454 vota (2.07%).

Nga rezultatet e përmbledhura preliminare, LVV aktualisht ka të siguruara 50 mandate me 44.09 për qind.

Në vend të dytë është PDK me 23 ulëse (20.82%). LDK është në të tretin me 19 ulëse (17.07%) dhe Aleanca me 8 ulëse (7.09%).

Të gjitha rezultatet i gjeni KËTU

Të ngjashme