Numri i madh i të prekurve me Covid 19, po kërkohen hapësira jashtë QKUK-së për t’i vendosur të sëmurët

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së drejtort të Shërbimit Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7.

Shifrat e të së hënës së të infektuarave me Covid -19 sipas Krasniqit janë shqetësuese.

“Është duke na pritur një luftë e madhe për ta përballuar numrin e madh të pacienteve. Shëndeti i qytetarëve është duke u rrezikuar. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që pacienteve ti krijoJmë kushte. Duke e parë numrin e ri të infektuarve kemi bërë një organizim që pacientët që e kanë gjendjen më të lehtë të trajtohen në spitalet regjionale”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur që do të ketë hapësira shtesë brenda QKUK-së për pacientët e infektuar me koronavirus.

“Shumë shpejt do të kemi edhe hapësira shtesë brenda QKUK-së, një problem po na paraqesin pacientët që kanë simptoma të lehta që vijnë për tu testuar. Ne jemi të shtrënguar të krijojmë hapësira të tjera, ende s’kemi vendos i kemi tri opsione tjera. Jemi duke shqyrtuar me qeverinë për hapësira tjera edhe jashtë QKUK-së”, ka shtuar Krasniqi.

Sfidë për QKUK sipas Krasniqit është edhe numri i madh i mantelbardhëve të infektuar me virus.

“Një nga sfidat është numri i personelit të infektuar dhe kjo për neve është një shqetësim shtesë. Është pothuajse e pa mundur që të sigurojmë barna për të gjithë. Ne duhet të bëjmë të pamundurën që ta ulin numrin e të infektuarve, jemi në situatë shumë të vështirë dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën që të bie ky numër i madh i të infektuarve”, potencoi Krasniqi.

Krasniqi ka thënë po ashtu se janë ende duke i pritur rezultatet për vdekjet e dyshimta në QKUK.

Të ngjashme