Numri i rasteve me Covid-19 në nivel rekord në 3 ditët e fundit në Danimarkë

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve me COVID-19 në Danimarkë ka vazhduar të jetë në nivel rekord në 3 ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin danez, Instituti Shtetëror i Serumeve ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 6.985 raste me COVID-19.

Në deklaratën e Institutit tërhiqet vëmendja se numri i rasteve në vend është rritur në nivele rekord radhazi në 3 ditët e fundit dhe se njësitë e kujdesit intensiv janë duke u mbushur.

Në lajmet në televizionin TV2 pretendohet se njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin kanë mbetur vende për rreth 10 persona.

Profesori Anders Perner duke folur për TV2 vuri në dukje se në njësitë e kujdesit intensiv kanë mbetur më pak vende të lira në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe se janë shumë të shqetësuar nga kjo situatë.

Në Danimarkë ku është vaksinuar rreth 77 për qind e popullatës, numri i rasteve ka tejkaluar 536 mijë ndërsa kanë humbur jetën 2.983 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave që mori në fund të nëntorit pas rritjes së numrit të rasteve në mbarë vendin, vendosi detyrimin për kartën e vaksinimit në hyrjet në restorante dhe bare si dhe vendosjen e maskave në dyqane dhe transportin publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme