Numri i të infektuarve me coronavirus në Gjermani mund të jetë “dhjetë herë më i lartë” se numri i rasteve të konfirmuara.
Hulumtues nga Universiteti i Bonit thanë se 1.8 milion njerëz në Gjermani mund ta kenë kontraktuar coronavirusin.
Aktualisht, Gjermania ka rreth 160,000 raste të konfirmuara.
Studimi, i cili u tha se duhet të vlerësohet akoma më shumë, u përqendrua në mostrat e 919 njerëzve që jetojnë në një qytet në komunën Hajnsberg – një nga zonat më të goditura të vendit.
Studimi po ashtu gjeti se më shumë se një në pesë persona të infektuar nuk kanë treguar simptoma të sëmundjes që e shkakton coronavirusi, COVID-19.
Gjermania ka të regjistruara mbi 6,800 viktima nga coronavirusi.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e coronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.
Gjermania ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, duke hapur dyqanet, kopshtet zoologjike, muzetë dhe parukeritë.