Numri i të shëruarve më i madh se i të infektuarve aktivë me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Kosova vazhdon të përballet me numër të madh të rasteve me Covid-19, megjithëse tri ditëeve të fundit raporti ditor ka nisur ketë më pak të infektuar.

Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Të ngjashme