Në 171 vende të botës është shfaqur pandemia e koronavirusit e cila ka prekur mbi 300 mijë njerëz, transmeton Klan Kosova.
Vdekjet në mbarë botën u rritën në 13,049 të dielën, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, ndërsa 92,382 janë shëruar.
Italia njoftoi për 193 vdekje të tjera të shtunën, rritja më e madhe ditore në epideminë katër javore të vendit – dy ditë pasi tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali tani ka arritur në 4,825.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë gjithashtu është rritur në 1,381, ndërsa në Iran u raportuan në 1,556 persona të vdekur.