Rritet numri i viktimave nga Coronavirusi në Korenë e Jugut

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Dy vdekje të tjera janë konfirmuar në Korenë e Jugut, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend në 28.

Viktimat e fundit ishin nga qyteti jugor i Daegu, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Korenë e Jugut është 4,212. Rreth 3,081 janë nga Daegu, dhe 73% e këtyre rasteve kanë qenë të lidhura me një sekt fetar afër Kishës Shincheonji.

Lee Man-hee, kreu i kishës, më parë i kërkoi falje kombit për përhapjen e sëmundjes – duke rënë në gjunjë dhe duke u përkulur në një konferencë shtypi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme