Nga 314 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 47 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë
Aktive me koronavirus në Kosovë janë edhe 1 mijë e 110 raste.
Numri i rasteve aktive me infeksion e ka kaluar atë të rasteve të shëruara.
Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 21 mijë e 831.
Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus, e pasuar nga Vushtrria e Prizreni dhe në vendin e katërt Ferizaj.