Numri i viktimave të Coronavirusit në Zvicër shkon në 18

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Me rritjen e numrit të personave të infektuar nga coronavirusi, në Zvicër, po vjen duke u shtuar edhe numri i atyre që nuk i mbijetojnë këtij infektimi.

Kështu, sipas shënimeve të fundit, numri i të vdekurve në pasditen e sotme ka arritur në 18, nga 14 sa ishin në mbrëmjen e 15 marsit, shkruan sda.ch.

Fillimisht u bë i ditur një rast vdekjeje në Kantonin e Cyrihut ndërsa pak më vonë edhe tri raste në Kantonin Basel-Stadt, transmeton albinfo.ch.

Në të katër rastet bëhet fjalë për persona të moshuar, të cilët vuanin tashmë nga sëmundje kronike.

Aktualisht në Zvicër janë konfirmuar rreth 2200 raste të infektimeve me coronavirus.

Masat e ndërmarra për luftimin e coronavirusit në nivel vendi po cilësohen si të pamjaftueshme.

Për këtë arsye, disa kantone, “krye më vet”, kanë ndërmarrë masa plotësuese.

Tashmë në pesë kantone është vendosur që të mbyllen të gjitha lokalet hoteliere.

Në kantonet tjera ndërkaq, vazhdojnë të vlejnë vendimet për kufizim numri të klientëve në këto lokale, deri në 50 veta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme