Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj duket se ka marrë një numër të madh votash në vendlindjen e tij në Suharekë, shkruan Gazeta Metro.
Hoxhaj në Suharekë ka dal si personi i dytë më i votuar brenda PDK-së, kështu duke u renditur i dyti pas Kadri Veselit.
Veseli në Suharekë ka marrë 3484 vota, kurse pas tij vjen menjëherë Enver Hoxha me 2184 vota.
Kujtojmë se PDK në Suharekë ka dalë si partia e tretë më e votuar atje.