Dy raste të reja të prekur me HIV-AIDS janë identifikuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, në më pak se dy muaj.
Këto dy raste janë të parat që janë identifikuar në vitin 2017, kurse sipas shefit të repartit, Murat Mehmeti viti 2016 ka shënuar tetë raste të reja që janë numër i madh krahasuar me vitet e mëparshme.
Këta persona kanë edhe një vend ku mund t’i qajnë hallet e tyre, por që problem i madh është stigmatizimi që i bëhet kësaj kategorie.