Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me Sami Lushtakun shpalosën programin edhe sa i përket sektorit të Kulturës dhe Sportit duke theksuar fokusin në ruajtjen e vlerave të së shkuarës dhe avancimin e jetës kulturore, duke mbështetur projekte konkrete në shërbim të publikut të gjerë.
Nura tha se të rinjtë dhe të rejat e Skenderajt do të jenë këshilltarët e mi në qeverisjen e Skenderajt.
Postimi i plotë:
Kultura do të ketë vëmendje të posaçme gjatë mandatit tonë 4 vjeçar, ku nëpërmjet mekanizmave institucional do ta zhvillojmë dhe avancojmë paralelisht me trendet botërore. Fokusi ynë do të jetë në ruajtjen e vlerave të së shkuarës dhe avancimin e jetës kulturore, duke mbështetur projekte konkrete në shërbim të publikut të gjerë.
Rini po ashtu, si një nga faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë sonë, zë vendin kryesor në planprogramin e Partisë Demokratike të Kosovës, me qëllim të fuqizimit të saj dhe mbështetjes në idetë kreative.
Të rinjtë dhe të rejat e Skenderajt do të jenë këshilltarët e mi në qeverisjen e Skenderajt
#PDKNUKTHYHET
#FADILNURA177
#MESAMILUSHTAKUN