Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura me shumë entuziazëm e vullnet është pritur në Vajnik, si në fitoret e mëdha ndër vite me radhë të PDK-së.
Sipas tij, vizioni dhe program politik i Fadil Nurës është duke u përkrahur anë e mbanë komunës së Skenderajt.
Nura tha se me 17 tetor do ta festojnë bashkë me Sami Lushtakun fitoren e Skënderajt.
Postimi i plotë:
Shumë entuziazëm e vullnet të madh përjetuam sonte në Vajnik, si në fitoret e mëdha ndër vite me radhë të PDK-së. Besimi në vizionin dhe programin politik të PDK-së është duke u përkrahur anë e mbanë komunës së Skenderajt. Prandaj prania aq e madhe e qytetarëve të Vajnikut, na benë, padyshim të lumtur e të ndërgjegjshëm për përgjegjesitë që do t’i marrim pas fitores plebishitare të 17 tetorit.#PDKNUKTHYHET#VOTO177#MESAMILUSHTAKUN