Kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura ka treguar për realizimin e projektit sa i përket ndërtimit të Shtëpisë së Pleqve në Skenderaj, duke theksuar se ishin bashkë që nga ndërtimi e deri te finalizimi i kësaj shtëpie.
Ai ndihet i lumtur që po u ofrojnë strehë të moshuarve.
Postimi i plotë:
Një ndër projektet e realizuara në Skenderaj, për të cilin jam shumë krenar, është ai i Shtëpisë së Pleqve.Jam i lumtur që ishim bashkë që prej ditëve të para të ndërtimit të objektit e deri në përfundim, për t’u mundësuar të paktën një strehë të sigurt dhe të ngrohtë kësaj kategorie të ndjeshme.
Edhe ne që jemi në moshë më të re, do të vijmë një ditë tek pleqëria, por tani është koha të mendojmë më shumë për mirëqenien e tyre.#PDKNUKTHYHET#VOTO177#MESAMILUSHTAKUN