Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës së Rezallës. Nga aty, i pari i Skenderajt tha se kryerësit e kësaj masakre ende janë të lirë, ndërsa ata që luftuan për liri gjenden në Hagë, raporton Ekonomia Online.
“Është një ditë që ngjall dhimbje sepse ka ndodhur një masakër e tmerrshme e kryesit e saj janë ende të lirë. Për këtë gjë nuk është vënë drejtësia në vend. Njerëz që kanë qenë në luftë për liri i kemi në Hagë padrejtësisht”, tha Nura.
Të pranishëm në këto homazhe ishin dhe deputetë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.