Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nderuar kontributin e mësimdhënësve Jashar Fazliu dhe Sokol Uka me rastin e pensionimit të tyre.
Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorë të tjerë, ka marrë pjesë në dy ceremonitë e ndara të pensionimit në shkollën “Abedin Rexha” të Turiqecit, ku është pensionuar mësimdhënësi Jashar Fazliu dhe në shkollën “Shotë Galica” të Runikut ku është pensionuar mësimdhënësi, Sokol Uka.
Më këtë rast nënkryetari Nura i ka falënderuar të dy mësimdhënësit për kontributin e gjatë dhe të frytshëm që kanë dhënë në edukimin e shumë gjeneratave të fëmijëve.
Ai po ashtu mësimdhënësve të respektuar ju ka dëshiruar shëndet të plotë, duke siguruar se shembulli i tyre do të ndiqet nga mësimdhënësit e rinj.