Nxënës nga Sllovenia vizitojnë ministrinë e Diasporës, kërkojnë mbështetje

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 09:51 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nxënës të shkollës shqipe të Sllovenisë po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj tha se kjo ministri ka synim që bashkatdhetarët t’i mbajë sa më afër në mënyrë që të mos humbin ndjenjat për atdheun.

“Më vjen mirë që kanë ardhur bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë e veçanërisht në mbështetjen e qytetarëve e mësuesve që sot janë këtu”.

“Qëllimi i ministrisë është organizimet tuaja, kontaktet të i mbani me atdheun për të ruajtur gjuhën kulturën, traditën dhe të kemi lidhje tjera edhe të familjeve, të aktiviteteve ekonomike, gjithçka që lidhet me jetën e qytetarëve tanë e të bashkatdhetarëve tanë”, tha Kilaj.

“Si ministri kemi një pjesë të madhe të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë si pasojë e kushteve ekonomike që kemi pasur në të kaluarën, ne jemi shtet i ri dhe jemi në hapa të parë të zhvillimit e organizimit ne kemi kaluar në këtë periudhë në dy dekada të fundit kemi kaluar një luftë dhe kemi pas vështirësi të shumta që kanë lënë pasoja dhe njëra ndër arsyet e migrimit të popullatës tonë ka qenë lufta”, tha ai.

“Një pjesë e nxënësve këtu janë nga Suhareka dhe Prizreni prej dy vendeve që kanë pasur më shumë luftë dhe vendet më të pazhvilluara në Kosovë, kur kemi qenë bashkë me Sllovenët në ish-Jugosllavi ne gjithmonë kemi pas raporte të mira dhe kur kemi dashtë ta urojmë dikë i kemi thënë të bëhet si slloven”, shtoi ai.

Vera Haliti, ndërmjetësuese kulturore ka falënderuar Ministrinë e Diasporës për këtë mundësi që i është dhënë nxënësve shqiptarë në Slloveni për këtë vizitë, raporton EO.

“Kam pas mbështetje maksimale nga organet shtetërore dhe lokale në Slloveni, punoj për një kohë 11 vjeçare me shqiptarët dhe e pash që duhet një urë lidhëse me shqiptarët që jetojnë atje sepse në Slloveni vijnë nga zonat rurale të Kosovës dhe arsimi është në nivel të ulët dhe kjo është arsyeja që integrohen me shumë vështirësi”, tha Haliti.

Nxënësit shqiptar u shprehën të lumtur me ardhjen e tyre në vendlindje dhe falënderuar ministrinë për mundësinë që iu është dhënë për të parë më afër vendin nga vijnë dhe kulturën që ata kanë trashëguar.

Ky grup do të vizitojë një shkollë të Mushtishtit të Suharekës ku do të mbahet orë e përbashkët mësimi dhe program kulturor. Më pas ata do të vizitojnë Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2087994947994947

Të ngjashme