Dje një nxënës nga Kaçaniku ka rënë aksidentalisht nga dritarja e katit të dytë të shkollës. Pas rënies ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor
Me thyerje të kafkës dhe gjakderdhje në vesh ka mbetur si pasojë e rënies nga kati i dytë i objektit të shkollës “Emin Duraku” në Komunën e Kaçanikut.
Mirëpo, drejtori i qendrës së neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetë.
Zëvendësdrejtori i shkollës, Ilmi Hoxha, thotë të mos e kenë parë rastin se si ka ndodhur.
Mësohet se ai është nxënës i shkollës së mesme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kaçanik 16.05.2018 – 11:35. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, nxënës në shkollë të mesme ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të dyshuar.