Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë protestuar, pasi dyshohet se zëvendësdrejtori sulmoi seksualisht një nxënëse.
Një nga nxënëset në këtë shkollë tha se kanë dal të protestojnë në mbështetjet të shoqes së tyre, duke shtuar se profesori i akuzuar nuk e ka vendin në shkollë.
Ajo ka kërkuar drejtësi për këtë rast, duke shtuar se që të rritet niveli i sigurisë në shkolla.
“Po e din krejt për çka jemi dal këtu. Përderisa e ka një vajzë bashkëmoshataren e tij, del mundohet me përdhunuar ku është drejtësia në këtë vend, çka lyp në shkollë ai njeri?”.
“Kur ne nuk jemi të sigurt në rrugë e në shkollë ku duam me shkuar. Policia nuk kanë çka me bë, gjykata duhet me marr vendim. Duhet me lyp vetëm drejtësinë këtu”.
Ky rast dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rastin në Polici e ka raportuar babai i vajzës më 20 dhjetor.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.
“Në Stacionin policor Malishevë me date 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur”, u shpreh Xhurkaj.
“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bërë nga ana e personit cili ne ketë shkolle mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njërën prej banjove te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne toilet dhe aty kishte hyrë edhe I dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”.
Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitar.
“Hetimet janë në fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe për zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 orë”.