Nxënësit e mirë kanë më shumë gjasa ta provojnë drogën në adoleshencën e vonë

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 16:55 | Nga

Fëmijët të cilët janë të shkëlqyeshëm dhe nxënës s të mirë kanë më shumë gjasa që në adoleshencën e vonshme të marrin drogë, në krahasim me nxënësit që janë më të dobët, tregon një studim i publikuar në BMJ Open.

Shkencëtarët nga Universiteti në Londër monitoruan të dhënat e mbi 6 mijë nxënësve dhe analiza tregoi se nxënësit që kanë rezultate shumë të mira në shkollë në moshën 11-vjeçare sot janë treguar se konsumojnë në mënyrë të rregullt ose të përkohshme kanabisin se sa kolegët e tyre më pak të suksesshëm.

Kjo ka të bëjë edhe me adoleshencën e hershme prej 13 deri 17-vjeç dhe në adoleshencën e vonë nga 18 deri 20-vjeç.

Lidhja, nga ana tjetër, është më e dobët kur është fjala për njerëzit që ishin më pak të suksesshëm në shkollë në moshën 11-vjeçare, transmeton Ksp.

Ky nuk është studimi i vetëm që ka treguar lidhjen mes konsumit të marihuanës dhe inteligjencës, dhe shkencëtarët shkojnë një hap më tej dhe përpiqen të gjejnë përgjigjen ndaj pyetjes – pse.

Autorët nga raporti i BMJ deklarojnë se ende nuk i dinë arsyet e mundshme dhe nuk duan të spekulojnë rreth tyre derisa të kryejnë kërkime më të thella.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme