Nxënës të disa prej shkollave fillore nga komunat e Kosovës kanë vizituar objektin e Kuvendit për nder të festës të përvjetorit të 11-të pavarësisë, raporton Ekonomia Online.
Fëmijët të cilët shihen në fotografi janë nga shkolla fillore “Shaban Jashari” nga komuna e Skenderajt.
Fëmijët janë duke vizituar Kuvendit ku po ashtu kanë hyrë edhe në sallën e seancës plenare për të parë nga afër vendin ku deputetët e Kosovës zhvillojnë punimet e tyre.