Nxënësit e Vushtrrisë organizojnë koncert humanitar kundër diskriminimit

Vushtrri | 19 Tet 2017 | 15:57 | Nga

Një grup nxënësish nga shkolla profesionale “Bahri Haxha” ka marrë iniciativën tashmë në duar dhe po ideon projektin për një koncert të madh me karakter humanitar në Vushtrri. Motoja kryesore e tyre është: “STOP diskriminimit ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, jetimëve dhe fëmijëve të dëshmorëve”.

Koncerti do të mbahet të premten, më 20 tetor 2017, nga ora 11:30, në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri. Në koncert pritet të marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i këngëtarëve të estradës sonë.

Nismën e mbarë të nxënësve e ka përkrahur DKA-ja e Vushtrrisë, Bashkim Kovaçi (drejtor në SHMLP “Bahri Haxha”), mësimdhënësit e shkollës në fjalë, vetë nxënësit dhe shumë drejtorë shkollash.

Nxënësit po punojnë shumë që fëmijët të mos ndihen të diskriminuar dhe t’i mbushin ata me plot shpresë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme