Nxënësit kthehen në klasa në qytetin kinez ku shpërtheu Coronavirusi

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Pas katër muajsh me shkollat ​​e mbyllura si pasojë e coronavirusit, nxënësit u kthyen në klasa me maska ​​dhe u desh të kalonin nëpër kamera me rreze infra të kuqe për të zbuluar nëse kishin ethe të mundshme.

Nxënësit nga shkollat ​​e mesme në Wuhan, qyteti kinez, ku mendohet se ka origjinën COVID-19, u kthyen në klasa të mërkurën me masa, duke përfshirë veshjen e maskave të fytyrës , detektorët e temperaturës dhe distancimin shoqëror.

“Shkolla më në fund po fillon përsëri”, tha një nxënëse në rrjetin social Weibo.

“Jam shumë e lumtur që po kthehem në shkollë”, shtoi ajo.

Nxënësit ulen në tavolina individuale një metër larg njëri-tjetrit, përballë mësuesve të tyre të cilët i shohin për herë të parë që nga janari.

Rastet e deklaruara me coronavirus janë ulur ndjeshëm në Kinë javët e fundit, dhe vetëm dy infeksione u njoftuan këtë të mërkurë, dhe të dy me origjinë të huaj.

Në tre javët e fundit nuk ka pasur vdekje. Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve është  82.883 raste me 4,633 vdekje. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme