Pas 6 muajve, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, u janë kthyer në bankat shkollore, raporton Ekonomia Online.
Në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë nxënësit kanë respektuar masat e parapara duke mbajtr distancën dhe maskat. Ata në hyrje të shkollës edhe janë dezinfektuar.
Drejtoresha e shkollës Jehona Oruqi për Ekonomia Online ka thënë se mësimi është duke u mbajtur në grupe.
Ajo ka thënë se grupi A i klasës së gjashtë këtë javë do të mbajë procesin mësimor në shkollë, ndërsa grupi B do të mbajë mësim online.
“Procesi mësimor sot do të fillojë për klasën e parë, klasën e dytë të tretë dhe të gjashtë. Klasat janë të ndara në dy grupe klasat e gjashta kur grupi A fizik këtë javë do të mbajë mësim në shkollë, dhe grupi B online nga shtëpia”.
“Po ashtu në shkollën tonë ne kemi internet dhe laptop në klasa kështu që nxënësit e klasës së 6 të grupit B mund të vonë edhe në shkollë. Cikli ulët është i ndarë në dy grupe, dhe njëri grup punon brenda ditës po ashtu edhe grupi i dhtq brenda ditës”.
Ajo tutje ka theksuar se fëmijët që kanë temperaturë 37.5 gradë, menjëherë do të njoftohen prindërit nga task-forca e shkollës që të vinë ti tërheqin fëmijët.
“Ne jemi pajisur edhe me termometër laserik të cilët bëjnë edhe matjen e temperaturës, dhe kemi të propozuar që mbi 37.5 atëherë ne njoftojmë prindërit ose kujdestarët ligjor të fëmijëve që të vijnë ti tërheqin nxënësit në hyrje të shkollës, ndërsa nëse ndodh brenda në procesin mësimor atëherë kemi dhomën e izolimit ku do të njoftohen njëjtë nga task-forca dhe do të tërhiqen nxënësit”
Ajo ka thënë se nëse ndonjë nxënës rezulton pozitiv, atëherë sipas protokolleve ka mundësi të shkojë vetëm nxënësi në vetizolim apo i gjithë grupi në atë klasë.
Nxënësja Driana Peqani ka thënë se ndihet e emocionuar që pas 6 muajve është rikthyer në shkollë.
“Sot jam shumë e emocionuar se pas një kohe shumë të gjatë sot po kthehemi në shkollë. Ne jemi informuar për të gjitha rregullat dhe jemi të gatshëm për një vit shkollor”.
Ajo ka thënë se është informuar se cilat janë rregullat që duhet t’i respektojë.
Ndërsa Enea Gjikolli, ka thënë se ky vit shkollor do të jetë më i vështirë se herëve të tjera.
“Po jam shumë e lumtur qe po kthehemi në shkollë, sepse do ti takojë shokët dhe shoqet. Ky vit shkollor do të jetë pak më i vështirë për shkak edhe të Covidit”.
Poemë Krasniqi që kishte sjellë vajzën tha se po ndihen të shqetësuar për faktin se sa do të mund t’i zbatojnë nxënësit këto rregulla.
Ajo tha se janë munduar qe vazhdimisht t’u flasin fëmijëve dhe që t’i informojnë për masat mbrojtëse.
Secili fëmijë duhet të sigurojë maskën personale, e cila duhet të përdoret gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në ambientet shkollore.
Edhe në këtë shkollë po rrespektohen masat, si dhe para se të hyjnë fëmijët në klasë po ju matet temperatura.
Po ashtu në mbrojtje të Covidit fëmijët po hyjnë në dy hymje të ndryshme që mos të kenë kontakt me njëri tjetrin.
Kosova ka mbyllur institucionet arsimore në muajin mars, kur u paraqiten edhe rastet e para me Coronavirus. Mësimi më pas është zhvilluar përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik.