Nxënësit mësojnë mbi sigurinë në komunikacionin rrugor (Foto)

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 11:15 | Nga

Zyrtarë policorë nga Policia Regjionale e Ferizajt në bashkëpunim me Zyrtarët Policorë nga Stacioni Policorë në Han të Elezit sot zhvilluan aktivitet të trajnimit me nxënësit e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor.

Ky trajnim kishte për qëllim që gjeneratat e reja të mësojnë informacionet e para sa i përket komunikacionit rrugor dhe sigurinë e nxënëseve në komunikacion.

Nxënësve në një ligjëratë iu shpjegua mbi rolin e Policisë si dhe praktikuan mënyrat e ndaljes së automjetit, vendin ku mund të ndalet, pozitën e policit, shenjat se si duhet t’i jepet drejtuesve të automjeteve për ndalje në pikë-kontrollet e policisë.
Pjesa përfundimtare e këtij aktivitet ishte pjesa praktike që u zhvillua në rrugët e Hanit të Elezit.

Për fat të keq në periudhën e kaluar kanë ndodhur shumë aksidente në komunikacion dhe gjithsesi se një gjendje e këtillë konfirmon nevojën për aktivitete të përforcuar për të gjitha institucionet përgjegjëse si shkollat, Policia e Kosovës por edhe përgjegjësi me e madhe e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme