Nxirren 61 trupat e viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil

Prishtinë | 11 Gus 2024 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Nxirren nga vendi i aksidentit, të gjithë viktimat e shkaktuara pas rrëzimit avioni në shtetin brazilian të São Paulo.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

Në aeroplanin ndodheshin 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë.

Trupat e 34 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.

Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar.

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh.

Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.

Të ngjashme