Kryetari i partisë ‘SNS’ në Serbi, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se po afrohet tek një vendim për mos-shkuarje në zgjedhje parlamentare për shkak të krizës në Kosovë.
Sipas asaj që ka mësuar gazeta serbe ‘Novosti’, një numër i madh i zyrtarëve të lartë të ‘SNS’ janë në favor të daljes në votime, por kreu i partisë, Alekandar Vuçiq, është më afër vendimit për të mos shpallur zgjedhje sipas tij, për shkak të situatës komplekse në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Analisti politik serb, Dragomir Andjelkoviq është shprehur se në këtë moment Serbia “nuk ka arsye reale për zgjedhje të ndryshme nga ato politike”.
Lideri i ‘SNS’ dhe njëherit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu është përgjigjur kërkesave të opozitës serbe për zgjedhje, mirëpo ata nuk janë të gatshëm për zgjedhje tani dhe si duket as vet Vuçiq.
Bojan Klaçar, nga Cesidi, është shprehur se nëse situata në Kosovë qetësohet dhe zgjidhen problemet dhe nëse ‘SNS’ vendosë për të hyrë në zgjedhje, atëherë kjo mund të ndodhë.
Mirëpo, problemi qëndron tek çasja e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili është këmbëngulës në mos-shkuarje në zgjedhje, derisa Serbia nuk i zgjidh problemet e veta me Kosovën.