Pas disa viteve përpjekje dhe dështime, Federata e Futbollit të Kosovës më në fund u pranua në familjen e FIFA-së, duke u mirëpritur në grupin e më shumë se 200 federatave nacionale.
Flamuri i Kosovës ka munguar në stadiumet e Kampionatit Botëror edhe pse është pjesë e FIFA-së. Flamuri i Kosovës është i radhitur në dokumentin prej shtatë faqeve, bashkë me flamurin e Tajvanit dhe Iranin pararevolucionar dhe po ashtu edhe me disa flamuj të lëvizjeve separatiste. Flamujt e grupeve terroriste po ashtu gjinden aty, ai i Shtetit Islamik (ISIS) gjithashtu.
Në këtë dokument janë flamujt të cilët janë ndaluar në stadiumet e Kampionatit Botëror.
FIFA ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje, duke thënë së ka qenë çështje e komisionit organizator rus. Komisioni më pas ka refuzuar të përgjigjet për këtë çështje.
Edhe pse skuadra e Kosovës nuk është në Rusi, vendi i tyre përsëri bëri lajme në Kampionatin Botëror pasi mesfushori i Zvicrës, Xherdan Shaqiri mbathi këpucët në të cilat ishte i vendosur flamuri i Kosovës. Shaqiri ka lindur në Kosovë, mirëpo prindërit e tij kishin emigruar në Zvicër para se të fillonte lufta në Kosovë.