Të dielën që shkoi, seriali i famshëm vendor “O sa mirë” pati episodin e fundit.
Të gjithë aktorët që luajtën aty do të jenë pjesë e një seriali të ri.
Burime të afërta për lajmi.net tregojnë se emri i serialit të ri do të jetë “4-4-2” (si një formacion futbolli), me iniciativën e regjisorit dhe skenaristit Ard Islami i cili të njëjtën detyrë do ta ketë edhe aty.
“4-4-2” nis transmetimin në muajin shtator, ndërsa shikuesve të rregullt të cilëve ua kanë rrëmbyer zemrat aktorët me rolet e tyre nuk u ka mbetur asgjë tjetër veç të presin duke i shikuar episodet e vjetra të “O sa mirë”.